Nga data 17 deri më 21 mars 2025, 3 studentë nga Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit të FIN patën mundësinë të ndiqnin një trajnim intensiv të ofruar nga Wetsus. Në bashkëpunim me Water4All, Wetsus ofron një përvojë pothuajse gjithëpërfshirëse të ujit 360° për 50 studentë evropianë me fat. Ata udhëtuan drejt kryeqytetit të Teknologjisë së Ujit – Leeuwarden, Holandë – për të marrë pjesë në një ngjarje unike për të treguar më të mirën që ofron teknologjia e ujit. Pjesëmarrësit u përballën me një sfidë reale të ujit, shkuan në dy ekskursione tërheqëse dhe morën frymëzim direkt nga puna inovative që po ndodh në Wetsus. Studentët tanë jo vetëm ishin pjesëmarrës por edhe shkëlqyen gjatë këtij trajnimi duke fituar vendin e parë dhe të dytë në sfidën finale.
Wetsus, qendra evropiane e ekselencës për teknologjinë e qëndrueshme të ujit, është një ndërmjetës lehtësues për zhvillimin e njohurive dhe inovacioneve në sektorin e ujit. Wetsus zhvillon teknologji kyçe që mundësojnë ujin për të nxitur një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë në një mjedis të shëndetshëm dhe rrethor. Partneriteti Water4All, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Horizon Europe, synon të mundësojë sigurinë e ujit për të gjithë. Ai nxitë transformimet sistematike. I lansuar në qershor 2022, Water4All përfshinë një grup të gjerë dhe koheziv prej 90 partnerësh nga 33 vende në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.



