Nga 19 deri 21 mars 2025 pjesë e stafit akademik të FIN është duke marrë pjesë aktive në konferencën e tretë CroCEE në Kroaci, Split e organizuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, të Universitetit të Zagrebit.
Konferenca e Tretë Kroate mbi Inxhinierinë e Tërmeteve (3CroCEE), e organizuar për përvjetorin e pestë të tërmetit të Zagrebit në vitin 2020, ka për qëllim ’’rifreskimin’’ e ndarjes së njohurive dhe ’’ribashkimin’’ në ngritjen e vetëdijes për kërcënimin/mundësinë më të madhe për Kroacinë. Vendet më të bukura zakonisht janë gjithashtu të ekspozuara ndaj rrezikëve më të larta. Qytetet e Dalmacisë (përfshirë Splitin) janë shembuj tipikë - jashtëzakonisht të pasura me trashëgimi kulturore dhe pafundësisht të bukura dhe tërheqëse për jetesë, por me shumë ndërtesa tradicionale me vulnerabilitet të lartë ndaj tërmeteve. Një nga objektivat kryesore të konferencës është promovimi i kërkimeve më të avancuara dhe implementimi i njohurive dhe eksperiencës në aktivitete parandaluese (minimizimi i viktimave dhe dëmeve). Ky është një provë reale e mësimeve të nxjerra nga tërmetet e vitit 2020 në Zagreb dhe Petrinja, dhe një test i nivelit të vetëdijes për rrezikun sizmik për masa parandaluese.
Në tre ditët e punës së konferencës, stafi akademik i FIN do të zhvilloj takime me shkencëtar, mësimdhënës dhe pjesëmarrës të tjerë duke shkëmbyer përvoja akademike në hulumtimet shkencore, si dhe duke përcjellur trendët e zhvillimeve të fundit shkencore për problemet e tërmeteve. Gjithashtu, me punime të veçanta të autorëve mësimdhënës si kontribute shkencore të fushave të inxhinierisë së Ndërtimeve dhe veçanërisht të tërmeteve stafi akademik është duke kontribuar në konferencë dhe duke përfaqësuar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimeve të Universitetit të Prishtinës.
