Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (TK FIN) organizoi një takim pune me agjendë zgjedhjen e kryesisë së re

20 Janar 2025
SHARE

Më 17 janar 2025, Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (TK FIN) organizoi një takim pune me agjendë zgjedhjen e kryesisë së re, miratimin e raportit të punës për periudhën njëvjeçare dhe diskutimin e çështjeve aktuale që lidhen me zhvillimin e Fakultetit.

TK FIN dallohet për përkushtimin e saj në mbështetjen e Fakultetit, duke krijuar mundësi për zhvillimin e praktikave profesionale për studentët, organizimin e punëtorive, konferencave dhe programeve akademike.

Për mandatin e ardhshëm, u zgjodh kryesia e re në përbërje:

  • Sabri Zylfiu – Kryetar,
  • Mimoza Kurteshi – Zëvendëskryetare,
  • Sabri Murati – Sekretar.

Takimi kishte një karakter intensiv pune, gjatë të cilit u promovua edhe anëtari më i ri i TK FIN, Kllasteri Prefab Kosova. Në këtë rast, u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi mes Fakultetit dhe Kllasterit, që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të parafabrikuar.

Një fokus i veçantë i takimit ishte përgatitja për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit (ICCE 2025), e cila do të mbahet nga data 15 deri më 17 tetor 2025. Ky aktivitet pritet të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe inovacionit në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.