Më 17 janar 2025, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Kllasterit të Ndërtimeve të Parafabrikuara - Prefab Kosova. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së bashkëpunimit midis institucioneve akademike dhe industrisë së ndërtimit në Kosovë, veçanërisht në fushën e teknologjive të ndërtimit të parafabrikuar.
Marrëveshja synon krijimin e një kornize bashkëpunimi në fusha si kërkimi shkencor, inovacioni dhe aplikimi i teknikave moderne të ndërtimit. Ajo përfshin projekte të përbashkëta, shkëmbim njohurish dhe mundësi për studentët që të fitojnë përvojë praktike përmes praktikave apo trajnimeve të ofruara nga Prefab Kosova.
Përfaqësuesit e të dyja palëve theksuan rëndësinë e këtij partneriteti në adresimin e sfidave bashkëkohore në ndërtimtari, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe përmirësimin e aftësive të inxhinierëve të ardhshëm. Marrëveshja pritet të kontribuojë në avancimin e metodave të ndërtimit të parafabrikuar dhe zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të ndërtimit në Kosovë.
Prefab Kosova është themeluar në vitin 2023, me qëllim që të shërbejë si zë i përbashkët i industrisë së prodhuesve të ndërtimeve dhe produkteve të parafabrikuara, duke promovuar interesat e përbashkëta të bizneseve të këtij sektori dhe individëve nga këto lëmi. Njëherit ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Prefab Kosova nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes është anëtar i Trupës Këshillëdhënëse të FIN, me qëllimin më të mirë të gjithëpërfshirjes së tregut të punës ku veprimtaritë e subjekteve korrespondojnë me fushat e ndërtimit.
On January 17, 2025, a memorandum of understanding was signed at the premises of the Faculty between the Faculty of Civil Engineering and the Cluster of Prefabricated Constructions - Prefab Kosova. This agreement represents an important step toward fostering collaboration between academic institutions and the construction industry in Kosovo, particularly in the field of prefabricated construction technologies.
The agreement aims to establish a framework for cooperation in areas such as scientific research, innovation, and the application of modern construction techniques. It includes joint projects, knowledge exchange, and opportunities for students to gain practical experience through internships or training programs provided by Prefab Kosova.
Representatives of both parties emphasized the significance of this partnership in addressing contemporary challenges in construction, promoting sustainable practices, and improving the skills of future engineers. The agreement is expected to contribute to the advancement of prefabricated construction methods and the overall development of the construction sector in Kosovo.
Prefab Kosova was established in 2023 with the purpose of serving as a unified voice for the prefabricated construction and product manufacturing industry, promoting the shared interests of businesses in this sector and individuals involved in these fields. Additionally, it aims to enhance the competitiveness of the prefabricated construction sector in regional and international markets.
From the date of signing the agreement, Prefab Kosova has become a member of the Advisory Body of the Faculty of Civil Engineering, with the primary goal of fostering inclusivity in the labor market, where the activities of its entities align with the construction field.