Nën Organizimin e ECGS – European Center for Geodynamics and Seismology, EFEHR – European Facilities for Earthquake Hazard and Risk me mbështetje të ESME - European Seismological Commission, është duke vazhduar punimet sesioni i 102të i konferencës shkencore nga EFEHR dhe JLG – Journes Luxemburgeoises de Geodynamique në data 27 deri 29 nëntor 2024, në Luksemburg.
Me tematikë: Vlerësimi i shumëfishtë i rrezikut dhe vlerësimi i rrezikut të shumëfishtë për Gjeohazard.
Vlerësimi i rrezikut lidh rrezikshmërinë gjeohazard me pasojat e saj në shoqëri. Ky proces përbën një komponent të rëndësishëm në zinxhirin e vlerësimit të rrezikut, duke filluar nga mbledhja e të dhënave dhe modelimi i fenomenit deri te analiza dhe kuptimi i pasojave. Këtu, modelet përballen me realitetin; dhe ky realitet është gjithmonë kompleks dhe shumë-dimensional, duke përfshirë një gamë të gjerë rrezikshmërisë. Gjatë dekadave të fundit, komuniteti shkencor ka zhvilluar një kuptim të thelluar të rrezikshmërive të veçanta dhe pasojave të tyre direkte. Megjithatë, ende ka shumë për të hetuar lidhur me ndërveprimet komplekse mes rrezikshmërive dhe pasojave të tyre në shoqëri, në ato raste kur ndikimi i bashkëveprimit është më i madh se shuma e thjeshtë e rrezikshmërive individuale, dhe ku përcaktimi i një modeli të drejtpërdrejtë të shkak-pasojës mund të jetë shpesh i vështirë.
Në sesionin shkencorë morën pjesë stafi i FIN, me përbërje nga Dekani dhe DSc. Labeat Misini, duke kontribuar me punime shkencore të “Seismic Hazard in Kosovo” dhe “A targeted seismic upgrading method for precast roof beam–column connections using adaptable seismic safety key devices”. FIN-UP është anëtar i rregullt i EFEHR nga viti 2023 http://www.efehr.org/efehr/governance/ nga 33 institucione me renome Evropiane duke kontribuar në pjesëmarrje të ngjarjeve simpoziumeve shkencore të organizuara. Në konferencë morën pjesë shkencëtar dhe kontribuues të shkencave të riskut sizmik, strukturist dhe institucione relevante Evropiane dhe Botërore duke shtjelluar tema aktuale shkencore në Botë.