Punëtoria njëditore e mbajtur në FIN “Mësimdhënia e bazuar ne projekte” me ligjërim nga Prof.Dr. Naser Zabeli

02 Tetor 2024
SHARE

02 tetor 2024, në FIN u mbajt punëtoria njëditore me titull “Mësimdhënia e bazuar ne projekte” me ligjërim nga Prof.Dr. Naser Zabeli
Punëtoria "Mësimdhënia e Bazuar në Projekte" prezantojë qasjet dhe teknikat e avancuara për zhvillimin e metodave interaktive të mësimdhënies. Pjesëmarrësit u informuan lidhur me krijimin dhe zbatimin e projekteve praktike që integrojnë mësimnxënien teorike dhe praktike, duke përmirësuar angazhimin dhe përvetësimin e dijes nga studentët. Punëtoria përfshiu diskutime, ushtrime praktike dhe ndarje përvojash nga praktikat më të mira akademike.
Në punëtori u debatua për sfidat e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për vitin akademik 24/25 bazuar në bazën e të dhënave statistikore nga e kaluara. Programet e studimeve, riakreditimet, bartësit e programeve, strategjia e zhvillimit të programeve brenda departamenteve, mësimdhënia, vlerësimet ishin çështjet e debatuara për të cilat punëtoria nxorri përfundimet si objektiva te përmbushjes për njësinë akademike.