Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit zhvilloi një takim me stafin mësimdhënës për vitin akademik 2024/2025, ku u diskutuan çështje që lidhen me organizimin e aktiviteteve akademike. Gjatë takimit u theksua rëndësia e përgatitjes dhe zbatimit të vendimeve përkatëse, si dhe nënshkrimi i kontratave të angazhimit.
Gjithashtu, stafi u njoftua për ndarjen dhe planifikimin e ngarkesës së tyre në procesin mësimor për vitin e ardhshëm akademik, në përputhje me statutin e Universitetit dhe rregulloret në fuqi. Po ashtu, u theksua nevoja për respektimin e programeve të studimeve të akredituara, syllabuset e lëndëve, dhe respektimi i afateve kohore të përcaktuara për angazhimet e tyre.