Njoftim për Partneritet të Ri! 31 korrik 2024

31 Korrik 2024
SHARE

Sot u nënshkrua e një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për një Iniciativë Inovative për Ruajtjen e Ujit. Ky partneritet bashkon Aktivitetin Adaptues të USAID Kosova, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të UP-së dhe NPL „Gjelbër" sh.a.

  • Pse kjo është e rëndësishme? Kjo iniciativë do të shfrytëzojë ujin e shiut për të ujitur hapësirat e gjelbëruara rreth Fakultetit të Inxhinierisë, duke reduktuar varësinë nga furnizimi me ujë të komunës. Iniciativa synon të adresojë çështjet e mungesës së ujit, të zbusë ndikimin e thatësirave dhe të ofrojë përvoja praktike mësimore për studentët, duke përdorur një zgjidhje inovative për të menaxhuar burimet ujore në mënyrë efektive.
  • Pikat Kyçe:

Qëndrueshmëria: Redukton varësinë nga furnizimi me ujë të komunës.

Inovacioni: Përdor ujin e mbledhur të shiut për ujitje, duke përmirësuar qëndrueshmërinë urbane ndaj ndryshimeve klimatike.

Edukimi: Ofron përvoja praktike mësimore për studentët e universitetit.

  • Kjo bashkëpunim është një hap drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Ndiqni hap pas hapi ndërsa ne e realizojmë këtë vizion! #ChangeforClimate #WaterConservation #ClimateAction #USAIDKosovo #GreenFuture