Takim nën organizimin e menaxhmentit të FIN me kryesinë dhe pjesërisht me anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit

09 Korrik 2024
SHARE

Me 08 korrik 2024, nën organizimin e menaxhmentit të FIN, grupi punues për hartimin e aplikacionit, kurrikulës dhe rezultateve të nxënjes, raportit të vetëvlerësimit të programit të studimeve MSc Hidroteknikë i përbërë nga sati akademik i FIN u takua me kryesinë dhe pjesërisht me anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit me qëllim harmonizimin e kërkesave të veçanta për kompetencat e projektuara.

Takimi kishte karakter pune dhe shumë i dobishëm për të vjelë përditshmërinë e kërkesave të njohurive të studentëve të ardhshëm për Master Hidroteknikë direkt nga tregu i punës. Ishin kërkesa të specifikuara dhe të artikuluar se çka duhet pas një student pas diplomimit në këtë program studimi.

Takimi përfundoj me rekomandime dhe përfundime të saktësuara si konkluzione për rezultatet e nxënjes për MSc Hidtroteknikë.