Sot, më 12 qershor, shënojmë Ditën e Çlirimit të Kosovës, si ditë të shenjtë për popullin tonë, duke kujtuar sakrificën dhe guximin e heronjve tanë që luftuan për liri dhe dinjitet. Kjo ditë na kujton përpjekjet dhe përkushtimin e brezave të tërë që dhanë gjithçka për të arritur një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Në këtë ditë të veçantë, le të ndalemi dhe të kujtojmë të gjithë ata që nuk janë më me ne, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Të nderojmë dhe të falënderojmë veteranët dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim historik.
Le të festojmë këtë ditë me krenari dhe të bashkuar, duke përçuar mesazhin e paqes, solidaritetit dhe shpresës për të ardhmen. Le të angazhohemi të gjithë së bashku për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe të drejtë, ku të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta dhe një të ardhme të ndritur.
Urime Ditën e Çlirimit të Kosovës te gjithë stafit akademik, administratës dhe studenteve te FIN! Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme e vlerave tona dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.
Me respekt dhe mirënjohje, Dekani i FIN