Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetin e Prishtinës nga 13 deri 18 maj 2024 mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ISEC2024

23 Maj 2024
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetin e Prishtinës nga 13 deri 18 maj 2024 mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ISEC2024 (Structural Engineering and Construction Conference) e mbajtur në Vilnius të Lituanisë.

Delegacioni i stafit akademik të Fakultetit në përbërje nga Prof. Dr. Naser Kabashi dhe MSc.Valon Veseli, kontribuan me punim shkencorë si dhe me aktivitete rreth vijimit të konferencës duke moderuar seanca të saja. Stafi akademik gjatë konferencës kishte takime të ndara me shumë pjesëmarrës nga shumë shtete të Evropës dhe të Shteteve të bashkuara të Amerikës me qëllim rritjen e bashkëpunimeve institucionale, organizimin e konferencave të përbashkëta në të ardhmen si dhe bashkëpunimet direkte me individ. 

Punimi shkencor i stafit akademik ne titull “OPTIMAZING FINE AGGREGATE AND CEMENT REPLACEMENT WITH STONE DUST: IMPACT ON CONCRETE COMPRESSIVE STRENGTH”, i prezantuar nga Prof.N.Kabashi ishte mbresëlënës për audiencën. Gjatë zhvillimit të konferencës pjesëmarrësit kontribuuan në diskutime lidhur me temat me interes për fushat e teknologjisë së materialeve, inxhinierinë sizmike, menaxhimi i ndërtimit etj.