Ne ambientet e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Universiteti i Leuven-it ne Belgjike u zhvillua takim pune ndermjet Prof. Jaak Monbaliu, Shefi i Departamentit te Hidroteknikes dhe Gjeomatikes dhe Dekanit te FIN,UP, Prof.ass.Dr.Florim Grajcevci.
Cellimi i vizites ishte bashkepunimi nderinstitucional ne mes te dy IAL-ve duke shpjeguar praktikat dhe fushat e interesit.
Gjate takimit u prezantuan aktivitetet dhe puna akademike e dy institucioneve tona, me theks te vecant hulumtimet shkencore, aktivitetet nderkombetare, projektet Evropiane dhe te tjera.
Te dy institucionet kane treguar nje angazhim per bashkepunim akademik, shkembime studentore, projekte nderkombetare, trajnime akademike dhe shkembime, projekte kerkimore. Qellimet e bashkepunimit tone te propozuar perfshijne, por nuk kufizohen ne:
- Projekte nderkombetare, si Horizon, Erasmus, etj
- Kerkime bilaterale ne fushet e shkences se inxhinierise se ndertimit
- Bashkepunim akademik direkt interdiciplinar, konferenca, seminare, etj
Fusha e bashkepunimit tone do te perfshije inxhinierine e ndertimit, aktivitete te vecanta si programe akademike, nisme kerkimore, shkembime studentore, bashkepunime nderkombetare, etj.
Ne fund te takimit u dakordesuam qe per te ardhmen te rrisim bashkepunimin duke kontaktuar edhe ne menyre direkte permes menaxhmenteve perkatese.