Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit nënshkruan aneks marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

04 Mars 2024
SHARE

Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit znj. Hajrije Morina dhe Dekani i Fakultetit të FIN Prof.Ass.Dr. Florim Grajçevci, kanë nënshkruar aneks marrëveshje bashkëpunimi, që kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik në mes institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave profesionale dhe këshillimit, si dhe angazhimit të studentëve për zhvillimin e praktikës profesionale

Kjo aneks marrëveshje lidhet mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar në mes Universitetit të Prishtinës UP dhe Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit ARRU, si dhe është  përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të zhvilluara ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-FIN dhe Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-ARRU.