Në ambientet e FIN u organizua takimi në mes të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e ujit (ARrU). Ky takim në të cilin morën pjesë Drejtori i ARrU-së z.Hajrie Morina dhe zv.Drejtori Abedin Azizi në prezencë të Dekanit dhe shefave të Departamenteve të Hidroteknikës dhe Inxhinierisë së Ambientit u diskutua për shume çështje të bashkëpunimeve të Institucioneve tona për të ardhmen.
Temat të cilat u dakorduam me ARRU-në ishin të interesave të ndësjella dhe u kërkua që ARRU-ja të jetë pjesë e Bordit Industrial të IN-it, Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe ARRU-së, shkëmbimi i studentëve, organizimi i punëtorive të ndryshme me tematika nga fushat e ujerave, etj.