Me 08 Dhjetor 2023, u organizuar vizitë në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) në Prishtinë me qëllim arritjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Takimi i organizuar nga stafi i NPB i shoqëruar të kualifikuar në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit (Alumni) me Menaxhmentin e FIN dhe anëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së u zhvillua në ambientet e ndërmarrjes dhe u shtjelluan çështje aktuale të nevojave të dyanshme të institucioneve duke kërkuar mbështetjen e njëra tjetrës. Si përfundime nga takimi dolën përfundimet që shpejt të arrihet një memorandum bashkëpunimi ku do të specifikoheshin prioritetet dhe mundësitë e nevojave institucionale.