URIME DITA E KUSHTETUTËS SË KOSOVËS 09 Prill 2026!

08 Prill 2026
SHARE

Me rastin e 9 Prillit – Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shprehim urimet tona më të sinqerta për këtë datë me rëndësi të veçantë shtetërore, juridike dhe institucionale.

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008 përfaqëson një akt themelor në konsolidimin e rendit kushtetues dhe institucional të shtetit tonë. Kushtetuta përbën bazën mbi të cilën ndërtohet funksionimi demokratik i institucioneve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe garantimi i parimeve të barazisë, drejtësisë, pluralizmit dhe sundimit të ligjit.

Për ne, respektivisht për institucionin e arsimit të lartë, kjo ditë paraqet gjithashtu një moment reflektimi mbi rolin e dijes, edukimit qytetar dhe përgjegjësisë akademike në ndërtimin dhe forcimin e kulturës demokratike dhe kushtetuese në shoqëri. Universiteti dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit kanë mision të veçantë në formimin e brezave të rinj me vetëdije profesionale, qytetare dhe institucionale, në përputhje me vlerat mbi të cilat mbështetet Republika e Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin tonë për avancimin e vlerave demokratike, për forcimin e institucioneve dhe për kultivimin e përgjegjësisë akademike e shoqërore në funksion të zhvillimit të vendit.

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!