Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës ka kënaqësinë të mirëpresë një delegacion prej tre profesorësh nga Universiteti i Bujqësisë në Krakovë, të cilët po vizitojnë institucionin tonë në kuadër të rrjetit CEEPUS REsource for Water, Energy and Nutrients (REWEN).
Profesorët vizitorë janë:
• Prof. Piotr Buganjski
• Prof. Karolina Migdal
• Prof. Agnieszka Operacz
Vizita e tyre përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin akademik midis institucioneve tona dhe për të promovuar më tej shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave të mira në fushat e inxhinierisë, mjedisit dhe studimeve të lidhura me ujin.
Përmes rrjetit REWEN CEEPUS, ky mobilitet kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, mbështet dialogun akademik dhe krijon mundësi të reja për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen në mësimdhënie, kërkim dhe zhvillim projektesh. Ndërsa institucionet tona synojnë gjithashtu të zhvillojnë marrëveshjet tona ERASMUS në të ardhmen e afërt. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit i vlerëson shumë shkëmbimet e tilla, të cilat pasurojnë mjedisin akademik si për stafin ashtu edhe për studentët dhe përforcojnë angazhimin tonë për ndërkombëtarizim dhe bashkëpunim rajonal në arsimin e lartë.
Ne i mirëpresim ngrohtësisht kolegët tanë të shquar nga Polonia dhe u urojmë atyre një qëndrim produktiv dhe të këndshëm në Universitetin e Prishtinës.


