Punëtori me Trupën Këshillëdhënëse në kuadër të përgatitjes së dosjeve të RVV-ve për akreditim/riakreditim 2027/2028

20 Shkurt 2026
SHARE

Më 18.02.2026, u mbajt Punëtoria me Trupën Këshillëdhënëse, në kuadër të procesit të përgatitjes së dosjeve të Raporteve të Vetëvlerësimit (RVV) për akreditim/riakreditim për vitin 2027/2028.

Në këtë punëtori morën pjesë të gjitha grupet punuese të angazhuara në hartimin e dosjeve të RVV-ve, në numër të madh, si dhe anëtarë të Trupës Këshillëdhënëse, duke reflektuar përkushtimin institucional ndaj një procesi gjithëpërfshirës dhe cilësor.

Gjatë punëtorisë u prezantuan Raportet e Vetëvlerësimit për katër programe studimi që do të hyjnë në procesin e akreditimit/riakreditimit 2027/2028:

  • Konstruktiv – MSc
  • Gjeodezi – MSc
  • Inxhinieri e Ujit & Ambientit - BSc
  • Hidroteknikë – MSc

Prezantimet u pasuan nga diskutime të frytshme dhe konstruktive me anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse, me theks të veçantë në:

  • rezultatet e të nxënit (Learning Outcomes);
  • përshtatjen e kurrikulave me kërkesat e tregut të punës;
  • forcimin e kompetencave profesionale dhe praktike të studentëve.

Sugjerimet dhe komentet e dhëna nga Trupa Këshillëdhënëse do të shërbejnë si input i drejtpërdrejtë për përmirësimin e mëtejmë të programeve të studimit dhe për rritjen e cilësisë akademike, me qëllim që të diplomuarit të jenë më të përgatitur, më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregun e punës.

Kjo punëtori përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e sigurimit të cilësisë dhe në forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe tregut të punës, në funksion të zhvillimit të një arsimi të lartë modern, cilësor dhe të orientuar drejt nevojave reale të shoqërisë dhe ekonomisë.