Studentët tanë më të mirë, të përzgjedhur si Studentë-Tutorë nga FIN, kanë mbajtur orë të konsultimeve shtesë me studentët e FIN-së, të të gjitha drejtimeve. Duke besuar që kjo praktikë do të përsëritet edhe në afatet tjera të provimeve, kemi shpresa të mëdha që kjo punë e Studentëve-Tutor do të reflektoj shumë pozitivisht edhe në ngritjen e nivelit të të nxënit të studentëve tanë por edhe në rritjen e suksesit të studentëve në afatin e janarit 2026.
Një falenderim i madh shkon edhe për studentët që morën pjesë në këto konsultime dhe treguan interesim të shtuar për lëndët përkatëse, gjë që besojmë se do të reflektoj edhe në sukseset e tyre në të ardhmen.





