Ceremoni e ndarjes së Mirënjohjeve për studentët e dalluar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

29 Dhjetor 2025
SHARE

Në një atmosferë festive dhe motivuese, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka shpërblyer sot suksesin dhe përkushtimin e studentëve tanë më të dalluar. 
U ndanë 33 Mirënjohje për Studentët e Dalluar për vitin akademik 2025/26, të cilët kanë arritur një mesatare mbi 9.0, duke dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm akademik dhe angazhim shembullor në studime.

Gjithashtu, u shpërndanë edhe 15 certifikata për përfituesit e Bursës “Nexhmedin Kusari – Daka”, një mbështetje e çmuar që lehtëson rrugëtimin akademik të studentëve të talentuar dhe të përkushtuar.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Fondacionin “Nexhmedin Kusari – Daka” për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve dhe avancimit të arsimit në fushën e inxhinierisë.

Përgëzime të gjithë studentëve të shpërblyer! Kjo është vetëm një prej arritjeve tuaja në rrugën drejt një të ardhmeje të ndritur në inxhinieri dhe zhvillim të vendit.