
UNIVERSITETI I PRISHTINËS / FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT NË BASHKËPUNIM ME PROGRAMIN E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË RESURSEVE UJORE NË KOSOVË
NJOFTIM
Vizitë studimore në Shqipëri dhe Greqi
Me mbështeten e SKAT Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës zhvillojnë vizitë studimore në kuadër të Programit të Studimeve MIRU (IWRM) për fushën “Uji dhe Konfliktet – Pushteti dhe Politika në Sektorin e Ujit.”
Pjesëmarrës të vizitës studimore dhe punëtorisë janë stafi akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit së bashku me studentët e programit të studimeve IWRM pran FIN.
Vizita studimore synon të ofrojë njohuri të drejtpërdrejta mbi sfidat dhe mundësitë e qeverisjes së ujërave, bashkëpunimit ndërkufitar dhe dimensioneve politike të menaxhimit të ujërave. Në veçanti, ofron një kuptim të thelluar të:
- Menaxhimit të lumenjve të egër dhe ndikimit të turizmit në resurset ujore;
- Sfidat ndërkufitare në politikën e ujërave;
- Konflikteve të mundshme rreth përdorimit të ujërave dhe implikimeve të tyre politike;
- Rolit të bashkëpunimit ndër-shtetëror në ruajtjen e ekosistemeve ujore në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe presioneve socio-ekonomike.
Përmes vizitave në terren dhe diskutimeve, do të keni mundësinë të lidhni teorinë me praktikën dhe të forconi kuptimin tuaj për temat e kursit/lëndës. Njohuritë e fituara do të jenë të barabarta me 15 orë akademike.
Vizita studimore është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë deri me 5 Tetor 2025 në Vjosë (Shqipëri) dhe Korfuz (Greqi).
Prof. Dr. Florim Grajçevci, Dekan i UP/FCE
Dr. Dimitrija Sekovski, Udhëheqës i Ekipit të Programit



