Programet studimore - Konstruksione BSc

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka aktivitetet kryesore të fokusuara në mësimdhënie dhe mësimnxënien, dhe gjatë gjithë kohës ka në qendër të vëmendjes studentin. Përsosja e mësimdhënies është e arritur përmes punës kërkimore që realizohet nga personeli akademik i Fakultetit. Angazhimi i personelit akademik në fushat e hulumtimeve është prezent jo vetëm në vend, mirëpo edhe jashtë vendit duke dhënë kontribut shkencorë në konferenca shkencore me punime shkencore të publikuara edhe në revistat më prestigjioze në botë për fushës e Konstrukcioneve.

Programi i studimit BSc-Konstruktiv organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Konstruksioneve sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS (European Credit Transfer and Accumulation SystemSistemi Evropian i transferteve dhe krediteve të akumuluara).

Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. Pra, përveç njohurive themelore në fushën e konstruksioneve Programi i Studimeve BSc Konstruktiv Studentëve ju ofron mundësi edhe të zhvillimit për komunikim, llogaritje, menaxhment si dhe njohuri tjera të përgjithshme.

Programi i ofron studentëve mundësinë për t'iu përshtatur ndryshimeve teknologjike dhe ti bëjë ato të konkurrojnë si brenda tregut vendas ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Inxhinierët janë një figurë qendrore dhe përgjegjëse për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një game të gjerë të projekteve të infrastrukturës. Vetë tregu dhe kriza që e ka përfshirë në këtë çast përbën një sfidë mjaft komplekse për gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe efektive, si në një kontekst ekonomik ashtu dhe atë shoqëror e teknologjik e mjedisor. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.

Programi i studimit BSc Konstruktiv – organizohet në gjashtë semestra gjatë tri viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS.

Sipas Kurrikulës të Programit të studimit BSc – Konstruktiv, pas përfundimit të studimeve studenti merr këto njohuri.

  • Projekton konstruksione të veçuara përkatësisht elemente strukturore të objekteve nga materialet e konstruksioneve çelik, beton dhe druri.
  • Përkrahë udhëheqësit e kantierit të ndërtimit të objekteve.
  • Implementon projekte të strukturave të kategorive të ndryshme, sikur objekte banimi, objekte afariste etj.
  • Udhëheq dokumentacionin teknik gjatë ndërtimit të objekteve dhe strukturave të tyre, gjithashtu edhe elementet tjera jo strukturore.
  • Analizon përdorimin e materialeve ndërtimore në konstruksione të objekteve.
  • Zgjedh probleme të elementeve të objekteve përkatësisht konstruksioneve.
  • Lexon problemet e fushës së konstruksioneve dhe pjesëve të tyre duke zbatuar njohuritë teorike si dhe praktike duke u bazuar në eksperimentet në ndërtim.
  • Ndihmon në përmirësimin e ndërtimit konform kërkesave të parashtruara me Standarde

 

Konstruksione BSc. 2021/2022 - 2023/2024
Publikuar me: 07/04/2022 Shkarko
Konstruksione BSc. 2016/2017 - 2020/2021
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2012/2013 - 2015/2016
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2011/2012
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2010/2011
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2009/2010
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2008/2009
Publikuar me: 07/05/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2007/2008
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2005/2006-2006/2007
Publikuar me: 04/03/2022 Shkarko
Konstruksione BSc. 2004/2005
Publikuar me: 19/05/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 2001/2002-2003/2004
Publikuar me: 17/06/2022 Shkarko
Konstruksione BSc. 2000/2001
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1999/2000
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1998/1999
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1997/1998
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1996/1997
Publikuar me: 18/04/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1991/1995
Publikuar me: 13/07/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1984/1985
Publikuar me: 09/06/2021 Shkarko
Konstruksione BSc. 1972/1973
Publikuar me: 21/06/2024 Shkarko