Vizita e studentëve dhe mësimdhënësve në rrëshqitjen – tërheqjen - montimin e urës së re automobilistike në qytetin e Kukësit në Shqipëri ishte një eksperiencë e rëndësishme dhe emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit. Studentët së bashku me stafin akademik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në programet e studimeve MSc Konstruktiv u ftuan të merrnin pjesë në këtë vizitë si një mundësi për të parë në veprim të rrallë dhe për të mësuar më shumë rreth procesit të ndërtimit të një strukture të re.
Gjatë vizitës, ata patën rastin të njoftoheshin për të gjitha fazat e ndërtimit të urës nga vet projektuesi, duke filluar nga përgatitjet e para për konstruksionin deri te faza e montimit të strukturës së montuar të urës duke parë zhvendosjen e sajë në shtretërit-mbështetëset e sajë. Mësimdhënësit dhe udhëheqësit e tyre ofruan shpjegime të detajuara për çdo proces, duke përfshirë materialet e përdorura, teknikat e montimit, dhe masat e sigurisë në vendin e punës etj.
Studentët kishin mundësinë të shikonin të gjitha pjesët e urës, si struktura e saj, materialet e përdorura, dhe teknikat e realizimit. Ata gjithashtu patën rastin të bisedonin me inxhinierët dhe punëtorët e ndërtimit përvojën e tyre dhe sfidat që hasin gjatë punës në terren.
Në përfundim të vizitës, studentët u shprehën të kënaqur me përvojën dhe u befasuan nga kompleksiteti dhe preciziteti i procesit të ndërtimit. Kjo vizitë u ofroi atyre një perspektivë të vlefshme në lidhje me aplikimin e koncepteve inxhinierike në praktikë dhe ishte një përvojë e frytshme për zhvillimin e tyre profesional.