Misioni dhe Vizioni
Misioni i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit mbështetet në Misionin e Universitetit të Prishtinës. Për të përmbushur misionin e tij Fakulteti mbështetet në Statutin e UP-së, aktet tjera normative e ligjore në fuqi si dhe në rregulloret e brendshme.
Misioni i Fakultetit është, arsimimi, përvetësimi i njohurive, aftësive, vlerave, përgatitja shkencore dhe profesionale e kuadrove në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit për avancim të mëtejmë hulumtues, shkencorë si dhe për tregun e punës si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Për përmbushjen e misionit të FIN-së si njësi akademike e UP-së, angazhohet menaxhmenti, personeli akademik, administrata dhe studentët duke siguruar ambiente dhe kushte që studentët të arrijnë aftësitë sipas programeve të studimeve duke respektuar rregullat dhe parimet e hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Në harmoni me misionin e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit synon të:
- veprojë si qendër udhëheqëse e dijes dhe ekspertizës inxhinierike në Kosovë, duke ofruar mësimdhënie cilësore, kërkim shkencor të avancuar dhe ekspertizë profesionale për institucionet publike, sektorin privat dhe shoqërinë. Përmes stafit akademik dhe bashkëpunimit me industrinë dhe partnerët ndërkombëtarë, FIN kontribuon në zhvillimin e zgjidhjeve bashkëkohore inxhinierike dhe në ngritjen e standardeve profesionale në fushën e ndërtimit, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
- kontribuojë në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe shoqëror të vendit, përmes përgatitjes së kuadrove profesionale, zhvillimit të hulumtimit shkencor, ofrimit të ekspertizës inxhinierike dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet publike, sektorin privat dhe industrinë, duke mbështetur projekte strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar.
- promovojë standarde të larta akademike, profesionale dhe etike, duke siguruar cilësi në mësimdhënie dhe hulumtime shkencore, respektim të integritetit akademik, përgjegjësi profesionale dhe formim të inxhinierëve me kompetenca, etikë dhe ndërgjegjësim shoqëror.
- zhvillojë dhe mbështesë kërkimin shkencor, inovacionin dhe transferin e dijes, duke nxitur projekte kërkimore, bashkëpunim ndërdisiplinar, përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve, si dhe aplikimin praktik të rezultateve shkencore në shërbim të industrisë dhe shoqërisë.
- forcojë bashkëpunimin me industrinë, institucionet publike dhe sektorin privat, përmes partneriteteve strategjike, projekteve të përbashkëta, praktikës profesionale për studentë dhe ofrimit të ekspertizës inxhinierike, me qëllim përafrimin e arsimit dhe kërkimit me nevojat reale të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe
- rrisë ndërkombëtarizimin përmes partneriteteve akademike, mobilitetit dhe projekteve ndërkombëtare, duke siguruar shkëmbim të dijes, përvojave dhe praktikave më të mira evropiane dhe globale.
Në përgjigje të sfidave aktuale dhe kërkesave gjithnjë në rritje të tregut të punës, FIN ka hartuar dhe është duke zbatuar plane strategjike zhvillimore, si dhe plane të strategjisë për hulumtime shkencore të cilat synojnë:
- rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe rezultateve të të nxënit,
- avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit,
- forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe infrastrukturore,
- ndërkombëtarizimin e programeve dhe stafit akademik, dhe
- zhvillimin institucional dhe përmirësimin e qeverisjes akademike.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit mbetet i përkushtuar që, në përputhje me strategjinë e Universitetit të Prishtinës, të integrohet plotësisht në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe në Hapësirën Evropiane të Kërkimit Shkencor, duke ndërmarrë reformat e nevojshme dhe duke synuar ekselencë akademike, shkencore dhe profesionale.
Fushë veprimtaritë e Fakultetit, janë zhvillimi i aktiviteteve Akademike, mësimdhënia, hulumtimet shkencore dhe të tjera, të mbështetura në programet e akredituara të studimeve në fushat e inxhinierisë së Ndërtimit për nivele Baçelor dhe Master shkencore dhe profesional sipas procesit të Bolonjës.
Ndërkombëtarizimi i Fakultetit përmes pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, bashkëpunimi i ndërsjellë me institucionet relevante në projektet hulumtuese, publikimet shkencore në revista kredibile, kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, mobliliteti i mësimdhënësve dhe studentëve janë përkushtime të përhershme të Institucionit.
Qëllimi i Fakultetit, përputhet me misionin e Institucionit edhe përmes aktiviteteve, përkatësisht programeve të studimit të tij që mëton arritjet më të larta shkencore dhe profesionale duke qenë lider në fushat e inxhinierisë së ndërtimit.
Vizioni i Fakultetit si institucion i lartë i arsimit është përsosja e aktiviteteve të saja në mësimdhënie dhe mësim nxënie duke siguruar plasman të kuadrit i cili do të jetë i përgatitur të i përgjigjet më së miri kërkesave të trendëve të zhvillimeve shkencore dhe inxhinierike.
Përcjellja e arritjeve shkencore, zhvillimit të fushave të inxhinierisë së ndërtimit në shkallë ndërkombëtare do të jenë detyra parësore për stafin akademik, studentët dhe institucionin.