Trupi Këshillëdhënës

Themelimi i Trupit Këshillëdhënës (Bordi Industrial) në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

Më 16 shtator 2015, u themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (FNA) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në takim morën pjesë 11 anëtarë nga komuniteti i biznesit dhe shoqatat biznesore. Të gjithë anëtarët e përgëzuan këtë iniciativë dhe u shprehën të gatshëm të përkrahin fakultetin në drejtim të përmirësimit të programeve studimore dhe ofrojnë mundësi për studentët e këtij fakulteti të kryejnë punën praktike te këto biznese. Anëtarët e Trupit Këshillëdhënës janë përfaqësuesit nga kompanitë Bechtel-Enka, ANP Limak, AlTrade, IPE-PROING, Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, KUR Prishtina dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe Universitetit të Prishtinës. Kryetar i parë i TK-së u zgjodh z. Adnan Turker, përfaqësues i kompanisë Bechtel-Enka.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve të mirëkuptimit në mes të Dekanit Prof. Naser Kabashi dhe anëtarëve të TK-së.

Në takimin e parë themeltar u nënshkruan Marrëveshjet e Mirëkuptimit me të gjithë anëtarët që ishin prezent. Formimi i kësaj trupe u realizua falë koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të Dekanit të FNA-së Prof. Naser Kabashi, Koordinatorit për Zhvillim Akademik në UP Z. Besnik Loxha, Koordinatorit për Zhvillim Akademik MSc. Egzon Bajraktarit dhe kompanisë M4Success sh.p.k e cila ka qenë e angazhuar të ofroj asistencë teknike në themelimin e TK-ve në 5 njësi akademike të UP-së.


 

Agjenda per Takim me Bordin Industrial
Publikuar me: 07/05/2021 Shkarko
Raporti i punes se Bordit Industrial
Publikuar me: 19/06/2023 Shkarko