Konstruksione
Departamenti Konstruktiv konsiderohet si departamenti më i madh i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit duke u bazuar në numrin e studentëve dhe stafit akademik.
Fillimi i punës së Fakultetit nis me programet e studimeve për Konstruksionet. Në kuadër të Departamentit zhvillohen programet e studimeve në nivelin Baçelor dhe Master Shkencorë për konstruksione.
Programet e studimeve të dy niveleve janë koherente dhe me kurrikulë të ndërtuar me fitim të njohurive nga më e thjeshta deri te më e përbëra.
Stafi akademik i Departamentit është me përkushtim në mësimdhënie dhe jo vetëm, ai angazhohet edhe në aktivitete tjera sikur janë shërbimet për Fakultetin, hulumtimet shkencore, shërbimet institucioneve vendore si dhe aktivitete tjera sociale.