📣 Ditë Informuese: Bursat dhe mobiliteti në Spanjë (Erasmus+ ICM) / Bursat në Universidad del Atlántico Medio

23 Prill 2026
SHARE

Të nderuar studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën Informuese mbi mundësitë e bursave dhe mobilitetit akademik në Universidad del Atlántico Medio (Spanjë), aktivitet i organizuar nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në bashkëpunim me partnerët tanë institucionalë nga Spanja.

📅 Data: E premte, 24 prill 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Ndërtesa e Rektoratit

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ (International Credit Mobility – ICM), i cili synon të mbështesë shkëmbimin akademik dhe të ofrojë mundësi për studime, përvojë ndërkombëtare dhe zhvillim profesional në institucione të arsimit të lartë në Spanjë.

Gjatë kësaj dite informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:

  • informohen në mënyrë të detajuar mbi mundësitë e bursave dhe mobilitetit;
  • njihen me kriteret dhe procedurat e aplikimit;
  • marrin udhëzime praktike për përgatitjen e aplikimit të suksesshëm.

Ju njoftojmë gjithashtu se thirrja për aplikim është tashmë e hapur në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës dhe mund të aksesohet përmes këtij linku:  Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë

Në kuadër të aktivitetit, do të jetë e pranishme edhe Dr. Daniela Cecic Mladinic, përfaqësuese e institucionit partner nga Spanja, e cila do të ofrojë informacione shtesë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja lidhur me procesin e aplikimit dhe përvojën e mobilitetit.

Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të përvojës suaj akademike dhe zhvillimit të mëtejshëm profesional.

Ju mirëpresim!