Në emër të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, lidhur me Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Studentore të Inxhinierisë së Ndërtimit (ISCCE 2024) ju njoftojmë se afati i fundit për dorëzimin e Abstrakteve do të shtyhet deri më 4 mars, për shkak të disa kërkesave që kemi marrë. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë duke dërguar abstraktet tuaja në këtë fazë. Për më shumë informacion, mos ngurroni të na kontaktoni përmes këtij emaili ose kontrolloni faqen tonë zyrtare të internetit dhe llogaritë e mediave sociale. Ju falenderojmë përsëri për kohën tuaj dhe presim të bashkëpunojmë me të gjithë ju.