Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe
Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për
Raundin XIV të aplikimit për
Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e shtunë, 6 prill 2024 deri të martë, 30 prill 2024 ne ora 17:00. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në
Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është
gjuha angleze, do të ofroj deri në 30 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në
Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org) në përputhje me sektorët në vijim:
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
· Integrime Evropiane deri ne 10 bursa ne dispozicion
· Juridik deri në 8 bursa në dispozicion
· Administratë Publike dhe Burime Njerezore deri në 6 bursa në dispozicion
· Diplomaci,deri në 6 bursa në dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
· Shtetas të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vinire: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e shtetësie kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet pasaporta apo leternjoftimi.
· Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve
· Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
· Janë lindur më 1 janar 1989 apo më vonë
Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:
· Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
· Shpenzimet e jetesës
· Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor
· Nje bilete e udhëtimit kthyese
· Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund të rimbursohen)
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:
· Të jenë në dispozicion për t'iu nënshtruar trajnimit/praktikës nga java e fundit e muajit maj 2024 e tutje dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gusht – tetor 2024 deri në përfundimin e përfundimit të parashikuar të studimeve.
· Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant deri në 4 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)
· Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme)
· Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike
· Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.
Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:
· Para-përzgjedhja bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë
Testet me shkrim (i njohurisë së gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme të BE-së dhe vlerësimi verbal & numerik)
· Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të QK do të marrin pjesë në panel si vëzhgues
E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren (QRK) Nr. 10/2022 për klasifikimin e vendeve të punës për shërbimin civil (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=68651) mbi përfituesit e skemave te bursës.
Përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë të ndryshme fuqimisht inkurajohen të aplikojnë.
Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse do të dërgohen përmes email-it tek të gjithë kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në web faqen vijuese https://ycskosovo.org deri të marten me 30 prill 2024 ne ora 17:00.
Rregullat e Procedurës së bursave YCS Raundi XIV, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe procedurave përkatëse duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit. Rregullat e Procedurës së YCS Raundi XIV janë në dispozicion në https://ycskosovo.org
Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXIV, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë (duke shpjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë) dhe të përgatisin një Deklaratë ku dëshmojnë se të gjitha dokumentet e dorëzuara janë të sakta. Të gjithë aplikantët në Aplikacionet e tyre po ashtu duhet të përfshijnë kopjet e diplomave apo titujve të fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopjen e pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë.
Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale të përditësuar (ose të çertifikuar) të transkriptit të notave me provime dhe një deklaratë të përgatitur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit.
Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXIV dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Të gjitha komunikimet me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.
Formati i CV-së Europass, formulari i aplikimit YCS RXIV dhe Rregullat e Procedurës së YCS RXIV do të dërgohen përmes email-it duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit.
Vini re: Aplikacionet e pakompletuara (mungesa e CV-së, e formularit të aplikimit dhe letrës së motivimit), aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!
Afati i fundit për aplikim: E martë, 30 prill 2024, ora 17:00
Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane.
APLIKACIONET DUHET TË DORËZOHEN ONLINE në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në formatin PDF në një dosje Zip), përmes këtij linku:https://ycskosovo.org/index.php/en/apply
ose në rast vështirësishë teknike aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:
Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XIV, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000, Kosovë
Tel. +38349444357
Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.
Kandidatët që nuk kontaktohen deri të shtunen, me 4 maj 2024 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e parapërzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.
Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.org ose shkruani në [email protected]