📣 APLIKO NË JAVËN E INTEGRIMIT TË ESG NË KARRIERË - PUNËTORI NGA ESRA – Shoqata për Përgjegjësi Mjedisore dhe Shoqëror ( Datë: 15, 16 dhe 17 Prill 2025)

08 Prill 2025
SHARE

Të dashur studentë,

Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me ESRA – Shoqata për Përgjegjësi Mjedisore dhe Shoqërore, ju fton të bëheni pjesë e "Javes se integrimit te ESG ne karriere", një program 3-ditor që synon t’ju fuqizojë me njohuri dhe aftësi praktike për një të ardhme të qëndrueshme profesionale.

📍 Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës

📅 Datat: 15, 16 dhe 17 Prill 2025

📜 Certifikatë pjesëmarrjeje për çdo ditë trajnimi

 

Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", Kati i I, 10 000, Prishtinë, Kosovë

 

📚 Agjenda e Trajnimeve:

15 Prill | 13:00 – 15:00
🟢 Tema: ESG si Karrierë
👩‍🏫 Ligjëruese: Arbnora Jashanica

16 Prill | 11:00 – 13:00
🔵 Tema: Marketingu i Përgjegjshëm
👨‍🏫 Ligjërues: Butrint Avdyli

17 Prill | 11:00 – 13:00
🟠 Tema: Dokumentimi i Burimeve Njerëzore 
👩‍🏫 Ligjëruese: Zana Beqiri

💡 Çdo ditë do të përfshijë prezantime praktike, diskutime interaktive dhe hapësirë për pyetje, reflektime dhe shembuj konkretë nga fusha përkatëse.


📌 Regjistrohu këtu për pjesëmarrje: 

https://forms.gle/diWX56bpcLHfTsPJ7 

📩 Për pyetje ose informata shtesë, na kontaktoni në:

📞 +383 49 403 672
📧 [email protected]

 

E RËNDËSISHME:

Afati i fundit për Aplikim është 13 Prill 2025 në orën 23:59. CET

 

BIOGRAFITË E TRAJNERËVE DHE TEMAT: 

Posteri zyrtar i trajnimit.jpg

Dita 1 – Arbnora Jashanica

Tema: ESG si Karrierë

Arbnora Jashanica përfaqëson Brightmore Kosovo LLC, një kompani partnere e angazhuar në zhvillimin e standardeve të qeverisjes dhe ESG-së në sektorin publik dhe privat. Ajo është një profesioniste me përvojë ndërkombëtare dhe aktualisht angazhohet si këshilltare për International Finance Corporation (IFC) – pjesë e Grupit të Bankës Botërore, ku kontribuon në përmirësimin e qeverisjes në ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shtetërore në Evropë dhe Azi Qendrore. Arbnora ka trajnuar qindra profesionistë në fusha si qeverisja korporative, ESG, zhvillimi institucional dhe kost menaxhmenti, me projekte të financuara nga BE, USAID, GIZ dhe UNDP. Për studentët, ajo sjell një qasje të drejtpërdrejtë mbi mundësitë reale të karrierës në sektorin e ESG, si brenda Kosovës, ashtu edhe në tregun evropian.

 


Dita 2 – Butrint Avdyli

Tema: Marketingu i Përgjegjshëm Social

Butrint Avdyli është gazetar dhe redaktor në Telegrafi.com, si dhe ligjërues në Universum International College, ku ligjëron në fushën e komunikimit vizual dhe mediave digjitale. Ai ka përfunduar studimet në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Master në Shkenca të Komunikimit dhe Media. Butrinti është një figurë aktive në shoqërinë civile dhe ka bashkëpunuar me organizata si RYCO, Anibar dhe NDI, duke promovuar edukimin mediatik dhe raportimin e përgjegjshëm. Ai është i certifikuar në luftimin e dezinformimit dhe fitues i çmimeve për promovimin e paqes përmes medias. Gjatë trajnimit, ai do të fokusohet në si ndërlidhen etika, ndikimi social dhe marketingu, me aplikime konkrete që studentët mund t’i përdorin në projekte ose karrierën e tyre të ardhshme.

 


Dita 3 – Zana Beqiri

Tema: Dokumentimi i Burimeve Njerëzore dhe ESG

Zana Beqiri është eksperte në burime njerëzore, zhvillim organizativ dhe menaxhim të projekteve ndërkombëtare, me një karrierë të ndërtuar në mbi 10 shtete në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Evropë, përfshirë vende si Kosova, Shqipëria, Serbia, Jordania, Iraku, Kuvajti, Jemeni, dhe Ishujt Falkland. Ajo ka zbatuar projekte të mëdha me financim nga Bashkimi Evropian, USAID, KfW, GIZ, UN etj.

Aktualisht drejton organizatën ESRA dhe mban pozitën e Menaxheres së Programeve Ndërkombëtare në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. Trajnimi i saj do të ofrojë një udhëzues praktik mbi menaxhimin e dokumentacionit të burimeve njerëzore, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe praktikat ESG në nivel evropian.

 


 

 

ℹ️ Informacione të mëtejshme

ESRA – Shoqata për Përgjegjësi Mjedisore dhe Shoqërore

ESRA është një organizatë e re por ambicioze, e themeluar për të ndërtuar ura të reja midis të rinjve, sektorit civil dhe atij privat në fushën e qëndrueshmërisë, drejtësisë sociale dhe qeverisjes së mirë – parimet thelbësore të ESG-së (Environmental, Social, Governance).

Qëllimi ynë është i qartë:
🎯 Të përgatisim të rinjtë në Kosovë per njohuritë dhe kompetencat në ESG; do të jenë ndër më të kërkuarat – qoftë në sektorin publik, në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme apo në kompanitë ndërkombëtare që operojnë në rajon.

Pavarësisht moshës së re të organizatës, ESRA ka realizuar me sukses trajnime të fokusuara në ESG, në bashkëpunim me:
✅ Organizata me përvojë shumëvjeçare, si G7, iCHAT, KAMA, EEI, dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
✅ Komunat vendore, si Komuna e Hanit te Elezit me trajnime, apo Komuna e Kaçanikut, ku kemi zbatuar projekte për efiçiencë të energjisë dhe edukim në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve

✅ Dhe është mbështetur nga programe të financuara nga Bashkimi Evropian dhe fondacione ndërkombëtare

Në thelb të punës sonë është bindja se ESG nuk është vetëm një koncept – por është një profesion i së ardhmes. Dhe për këtë arsye, trajnime si “Java e Trajnimeve për ESG” janë krijuar për t’ju hapur një dritare të re në karrierën tuaj.

🌍 ESRA – Environmental and Social Responsibility Association

 
 
 
Zgjidh ESG si rrugën tënde. Ndërto një karrierë që i shërben vetes, komunitetit dhe planetit.
 

📍 Ju mirëpresim në trajnimet tona për t’ju dhënë njohuritë dhe rrjetëzimin që do t’ju nevojiten për të qenë pjesë e ndryshimit.