Jemi të lumtur të shpallim Konkursin e Dizajnit "Frozen Music", organizuar nga Titan Sharrcem, në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Ky është momenti juaj për të treguar kreativitetin dhe inovacionin duke projektuar një hyrje ekologjike dhe të qëndrueshme për kompleksin e Sharrcem.
Çfarë përfitoni?
Ekipi fitues nga secili universitet do të shpërblehet me 5,000€!
Pas regjistrimit, do të merrni të gjitha materialet dhe udhëzimet e nevojshme për projektin.
Data të rëndësishme:
"Open Day" dhe Vizita në Fabrikën Sharrcem: 18 Tetor 2024
Afati i Regjistrimit: Deri me 21 Tetor 2024 (23:59)
Afati i Dorëzimit të Projekteve: Deri me 18 Nëntor 2024 (23:59)
Shpallja e Fituesve: 27 Nëntor 2024
Krijoni një dizajn që do të kontribuojë për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme!