FTESË PËR MATURANTËT E KOSOVËS
Zgjidh Gjeodezinë – Profesionin që mat, hartëzon dhe ndërton të ardhmen!
A dëshiron të jesh pjesë e projekteve më të rëndësishme të zhvillimit të vendit? Të përdorësh teknologjitë më moderne për matje, pozicionim dhe modelim të hapësirës? Të kontribuosh në projektimin e rrugëve, urave, objekteve, qyteteve inteligjente dhe sistemeve moderne të informacionit gjeografik?
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit – Universiteti i Prishtinës ju fton të bëheni pjesë e programit të studimeve BSc Gjeodezi.
Çfarë ju ofrojmë?
-Studime cilësore dhe të akredituara sipas standardeve evropiane;
- Profesorë me përvojë akademike dhe profesionale;
- Pajisje moderne gjeodezike, GPS/GNSS, stacione totale dhe laboratorë të specializuar;
-Ushtrime praktike në terren dhe punë me teknologjitë më të avancuara të matjes;
-Njohuri në fushat e kadastrës, hartografisë, GIS-it, fotogrametrisë, modelimit 3D dhe planifikimit hapësinor;
-Mundësi për pjesëmarrje në projekte, trajnime dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
-Përgatitje profesionale për një treg pune me kërkesë të lartë në Kosovë dhe jashtë saj.
Pse Gjeodezi?
Sepse çdo ndërtim, çdo rrugë, çdo urë, çdo parcelë dhe çdo hartë fillon me matjen e saktë dhe me punën e inxhinierit të gjeodezisë.
- Bëhu pjesë e profesionit që lidh teknologjinë, shkencën dhe zhvillimin e vendit.
- Sot maturant – nesër Inxhinier i Gjeodezisë.
- Mat sot. Projekto nesër. Ndërto të ardhmen.
