Zgjidh Hidroteknikën – zgjidh një profesion me ndikim dhe perspektivë

22 Qershor 2026
SHARE

Ftesë për Maturantët e Kosovës 🌊

Eja dhe bëhu faktor i së ardhmes së ujit në vendin tonë!

Uji është burimi më i çmuar natyror dhe një nga sfidat më të mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm. Menaxhimi i burimeve ujore, furnizimi me ujë të pijshëm, mbrojtja nga vërshimet, trajtimi i ujërave të ndotura dhe ruajtja e mjedisit kërkojnë profesionistë të përgatitur dhe vizionarë.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës ju fton të bëheni pjesë e programit të studimeve BSc Hidroteknikë, një program që ju përgatit për të projektuar, menaxhuar dhe mbrojtur sistemet ujore të së ardhmes.

Tek ne do të përfitoni njohuri bashkëkohore nga fusha e shkencës dhe inxhinierisë së ujërave, të udhëhequr nga profesorë me përvojë dhe potencial të lartë akademik. Studimet zhvillohen në një mjedis modern universitar, me laboratorë të specializuar, pajisje bashkëkohore, punë praktike në terren dhe mundësi për përfshirje në projekte reale.

Zgjedhja e Hidroteknikës nuk është vetëm zgjedhje e një profesioni, por zgjedhje për të kontribuar në sigurinë ujore, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

- Sot maturant – nesër inxhinier i ujërave!
- Bëhu pjesë e gjeneratës që menaxhon, mbron dhe zhvillon burimet ujore të vendit tonë.
- Zgjidh Hidroteknikën – zgjidh një profesion me ndikim dhe perspektivë.