Në kuadër të procesit të hartimit të Raporteve të Vetëvlerësimit (RVV) për ri/akreditim të programeve të studimit BSc Inxhinieri e Ujërave dhe Ambientit, MSc Hidroteknikë, MSc Konstruktiv dhe MSc Gjeodezi, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit do të organizojë një punëtori konsultative me Bordin Industrial më datë 18 shkurt 2026, ora 14:00.
Qëllimi i kësaj punëtorie është prezantimi i drafteve të RVV-ve nga grupet punuese, si dhe marrja e komenteve dhe sugjerimeve konstruktive nga anëtarët e Bordit Industrial, me synim përmirësimin e cilësisë së dokumenteve dhe përafrimin e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës dhe standardet e akreditimit.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e sigurimit të cilësisë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucionit akademik dhe sektorit profesional.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit falënderon anëtarët e Bordit Industrial për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e programeve të studimit.
