Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit njofton se kanë filluar ligjëratat e hapura të Prof. Dr. Ir. Luc Courard

21 Janar 2026
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit njofton se kanë filluar ligjëratat e hapura të Prof. Dr. Ir. Luc Courard nga Universiteti i Liège, Belgjikë, të cilat po zhvillohen në kuadër të Programit Erasmus+ – Mobilitet i stafit akademik.

Gjatë ditës së parë, ligjëratat janë mbajtur me pjesëmarrje të studentëve të nivelit Baçlor dhe Master, stafit akademik dhe profesionistëve të fushës, duke trajtuar tema bashkëkohore nga patologjia, diagnostikimi dhe riparimi i strukturave prej betoni.

📌 Sot është planifikuar seanca e dytë e ligjëratave duke filluar nga ora 9:00, gjatë së cilës Prof. Courard do të vazhdojë me trajtimin e temave të avancuara që lidhen me:

  • teknikat bashkëkohore të riparimit të strukturave,

  • materialet e reja ndërtimore, si dhe

  • sfidat e industrisë së ndërtimit në drejtim të qëndrueshmërisë, përdorimit të CO₂ dhe riciklimit.

Ftohen studentët dhe stafi akademik që të marrin pjesë në këto ligjërata me rëndësi të veçantë akademike dhe profesionale.