Të nderuar anëtarë të stafit akademik dhe hulumtues të
Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN),
Ju njoftojmë se, në kuadër të Asamblesë së 6-të të Përgjithshme të EFEHR https://hazard.efehr.org/en/home/, e mbajtur më 10 dhjetor 2025, është iniciuar procesi i formimit të Grupeve të Punës (Working Groups – WGs), me qëllim forcimin e bashkëpunimit shkencor dhe profesional në fushat përkatëse.
Në këtë drejtim, anëtarët e komunitetit akademik të FIN ftohen të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në këto Grupe Pune, duke plotësuar formularin e shprehjes së interesit në lidhjen në vijim:
https://forms.gle/mXaBJPnAFyks8Dvn9
Në formular kërkohet të specifikohet:
Ftohen gjithashtu që kjo thirrje të shpërndahet edhe te kolegë të tjerë të FIN, të cilët mund të jenë të interesuar dhe relevantë për këtë proces. Afati i rekomanduar për plotësimin e formularit është deri në fund të këtij muaji.
Kontributet e mbledhura do të përpunohen nga Komiteti Ekzekutiv i EFEHR (ExeCom), i cili gjatë muajit shkurt do të përcaktojë strukturën e Grupeve të Punës dhe hapat e mëtejshëm të veprimit.
Pjesëmarrja në këto Grupe Pune paraqet një mundësi të mirë për rritjen e angazhimit ndërkombëtar, shkëmbimin e dijes dhe forcimin e rolit të FIN në rrjete evropiane kërkimore.