Kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t'ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.
Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, deri më 07 janar 2026, në orën 16:00.
Detajet e plota për procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme mund t'i gjeni në këtë vegëz:
Konkursi për emërimin e personelit akademik
Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në mënyrë meritore, në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.
Universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.