Njoftim Zyrtar – ICCE 2025

11 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, organizon Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit (ICCE 2025), e cila do të mbahet në Prishtinë, nga 15 deri më 18 tetor 2025.

Kjo konferencë ka për qëllim të mbledhë akademikë, studiues, ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë njohuri, përvoja dhe zhvillimet më të fundit në fushat kryesore të inxhinierisë së ndërtimit, si: struktura, ndërtimi, gjeoteknika, gjeodezia, mjedisi, hidroteknik, infrastruktura dhe teknologjitë digjitale në inxhinieri.

Ky është një nga aktivitetet më të rëndësishme akademike në fushën e inxhinierisë së ndërtimit në rajon, me pjesëmarrje të gjerë nga profesorë, studiues dhe profesionistë vendorë e ndërkombëtarë nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Luxemburgu, Polonia, Portugalia, Turqia, Zvicra, Greqia, Austria, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe shumë vende të tjera.

Konferenca do të përfshijë prezantime shkencore, diskutime tematike, sesione posteri dhe aktivitete rrjetëzimi, duke krijuar një mjedis të favorshëm për bashkëpunime akademike dhe profesionale.

ICCE 2025 pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme për promovimin e shkencës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit të inxhinierisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për më shumë informacione rreth konferencës, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare: https://icce.uni-pr.edu/