TERMOKOS do ti shpërndaj 5 bursa për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Studentet do të përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuar në marrëveshje të përbashkët të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit - Termokos.
Të drejtë aplikimi kanë Studentët e FIN që nuk janë përfitues të ndonjë bursë nga:
- MASHT,
- UP,
- Komunat etj.
--> Afati për aplikim hapet nga data 19 Maj deri më 23 Maj 2025.
--> Dokumentacioni dorëzohet tek zyra e Prodekaneve në Dekanat.
- Certifikata e notave (të merret nga shërbimi i studentëve - falas)
- Deklaratë (që nuk jeni përfitues i ndonjë burse)