Delegacioni I Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, përfaqësuar nga Dekani, Prof. Ass. Dr. Florim Grajçevci, Prodekani Prof. Ass. Hajdar Sadiku, shefi I Departamentit të Konstruksioneve Prof. Ass. Zijadin Guri dhe koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar Ass. Vlerë Krasniqi ishin të ftuar në Universitetin e Shkencave të Jetës së Poznanit përmes marrëveshjes Erasmus+, dhe patën mundësinë të vizitojnë kampusin e këtij universiteti, hapësirat e mësimit dhe ato laboratorike, si dhe të diskutojnë rreth vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Prorektoren për çështje ndërkombëtare, Prof. Dr. hab. Karolina Pawlak, Dekanen e Fakultetit të Inxhinierisë së Ambientit dhe Makinerisë, Prof. Dr. hab. Klaudia Borowiak, dhe Prof. Dr. hab. Bartłomiej Mazela nga Fakulteti i Teknologjisë së Drurit. Prorektorja deklaroi se ky është një hap shumë I rëndësishëm I cili krijon mundësi për bashkëpunime, projekte dhe hulumtime shkencore të përbashkëta në të ardhmen, si dhe u diskutua rreth vazhdimit të bashkëpunimit përmes marrëveshjeve të Erasmus dhe mundësive të tjera. Gjatë takimit u diskutua edhe rreth organizimeve të programeve studimore të përbashkëta si dhe aplikimeve për grante dhe projekte shkencore. Prof. Zijadin Guri dhe Prof. Hajdar Sadiku patën mundësi të mbajnë dy ligjerata me studentët e këtij Universiteti në diciplinën e inxhinierisë së ndërtimit dhe seizmikës.





