Urime të përzemërta për Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë shënon një moment historik dhe themelor në rrugëtimin e shtet ndërtimit të Kosovës. Miratimi i Kushtetutës më 9 prill 2008 përfaqëson themelin juridik dhe institucional mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë – një dokument që mishëron parimet e demokracisë, barazisë, lirisë dhe sundimit të ligjit.
Në këtë ditë të rëndësishme, kujtojmë dhe nderojmë përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve që kontribuuan në ndërtimin e një shteti të pavarur, sovran dhe demokratik. Është një ditë për të reflektuar mbi rëndësinë e kushtetutshmërisë si garanci për të drejtat dhe liritë e secilit qytetar, dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për forcimin e rendit demokratik dhe sundimit të ligjit.
