Thirrje për Aplikime: Hubert H. Humphrey Fellowship Program 2027-2028

30 Qershor 2026
SHARE

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë (USKEB), në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka kënaqësinë të ju njoftojë se aplikimi për Programin Hubert H. Humphrey Fellowship 2027-2028 tashmë është i hapur.

Programi Humphrey Fellowship është një program prestigjioz, pjesë e programit Fulbright, i cili u ofron profesionistëve të suksesshëm që janë në mes të karrierës, mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre udhëheqëse, për të zgjeruar rrjetet profesionale dhe për t’u angazhuar me kolegë nga të gjitha vendet e Shteteve të Bashkuara përmes një programi dhjetëmujor të zhvillimit akademik dhe profesional.

Po ju drejtohemi për të inkurajuar institucionin tuaj që të identifikojë dhe mbështesë profesionistë të kualifikuar, puna e të cilëve kontribuon në hartimin e politikave publike, zhvillimin institucional, qeverisjen, shërbimin publik dhe ndikimin në komunitet. Programi është veçanërisht i përshtatshëm për liderë në zhvillim dhe profesionistë me përvojë, të cilët janë në pozita që pas kthimit të tyre të kanë ndikim në politika, për të përmirësuar praktikat institucionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Fushat e pranueshme për aplikim përfshijnë:

  • Komunikim dhe Gazetari
  • Ligj dhe Qeverisje
  • Politika të Burimeve Natyrore
  • Politika Publike dhe Ekonomike
  • Politika dhe Menaxhim në Shëndetin Publik
  • Politika dhe Menaxhim në Teknologji

Kandidatët duhet të:

  • Të jenë shtetas dhe banorë të Republikës së Kosovës dhe të posedojnë, ose të kenë të drejtë të pajisen me, një pasaportë të vlefshme të Kosovës;
  • Të kenë diplomë universitare;
  • Të kenë së paku pesë (5) vite përvojë profesionale me orar të plotë pas përfundimit të diplomës së parë universitare (Bachelor), të fituara para muajit gusht 2026;
  • Të demonstrojnë potencial udhëheqës dhe përkushtim ndaj shërbimit publik;
  • Të jenë aktualisht të punësuar në fushën e tyre profesionale.
  • Të mos kenë ndjekur studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara për një vit akademik ose më shumë;
  • Të mos kenë marrë pjesë në programe shkëmbimi të financuara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara brenda tre (3) viteve të fundit para dorëzimit të aplikimit;

Informacione shtesë, kriteret e pranueshmërisë dhe udhëzimet për aplikim mund t’i gjeni në: 

https://xk.usembassy.gov/humphrey/

Afati i fundit për aplikim: 31 korrik 2026

Humphrey Policy Focus Descriptions