Gjeodezi
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit studimet për drejtimin Gjeodezi janë të organizuara në kuadër të Departamentit të Gjeodezisë. Pra, Departamenti i Gjeodezisë është pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ku edhe organizohen programet e studimeve në nivelet BSc dhe MSc.
Programi, është i orientuar në mësimdhënie, hulumtime të vazhdueshme shkencore dhe në ofrim të një programi të dizajnuar për të përmbushur kërkesat dhe nevojat.
Bazat për zhvillimin e programit të studimit BSc dhe MSc Gjeodezi janë zhvillimi i shoqërisë, krijimi i njohurive më të reja shkencore në fushat e pajisjeve në tregun e punës, si dhe shërbimet profesionale për nevojat e tregut.
Stafi akademik I Departamentit janë kryesisht të moshës së re, me aktivitete dhe pjesëmarrje në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, të përkushtuar në mësimdhënie, hulumtime shkencore dhe shërbime ndaj institucioneve vendore.