Mirë se vini në seksionin e Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo trupë përbëhet nga profesionistë dhe ekspertë të fushës akademike dhe praktike, të cilët kontribuojnë në forcimin e cilësisë së programeve të studimit dhe në harmonizimin e tyre me kërkesat aktuale të tregut të punës. Fakulteti shpreh mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të anëtarëve të Trupës Këshillëdhënëse dhe rikonfirmon përkushtimin institucional për partneritet të qëndrueshëm me sektorin publik dhe privat në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.