Studentët - Alumni

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit “Hasan Prishtina”, përkatësisht Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Universitetit të Trentos, Itali, është arritur rezultat që studentja Studentja  Qëndresa Berisha fiton Bursën nga Universiteti i Trentos si dhe regjistrohet në programin e studimeve Master në Inxhinierinë e Ambientit pran të njëjtit Universitet.

Studentja Qëndresa Berisha, ka filluar studimet Baçelor në programin e studimeve për inxhinieri të Ambientit në vitin 2017 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të njëjtat i ka përfunduar në 2021 si studente e shkëlqyer.

 


Ish Studentja e Fakultetit të Ndërtimtarisë Festina Sadiku ka përfunduar studimet në programin e studimeve Baçelor Gjeodezi, në vitin 2018.
Pas diplomimit në Universitetin e Prishtinës, Festina u përzgjedh nga programi Erasmus+: Erasmus Mundus, për bursë të plotë dy vjeqare në Gjermani.
Programi ndërkombëtar Master në Hartografi ishte një bashkëpunim midis Universitetit Teknik të Mynihut (TUM), Universitetit Teknik të Vjenës (TUW), Universitetit Teknik të Dresdenit (TUD) dhe Universitetit të Twente (UTwente).
Programi i kushtohet një edukimi të gjerë në hartografi dhe gjeoinformatikë.
Festina, për temë të diplomës realizoi "Vizualizimi i ndryshimeve të peizazhit në një mjedis 3D duke përdorur qasjen e tregimit" -shembulli ishte për qytetin e Prishtinës.
Në tetor të vitit 2021, Festina diplomoi dhe mori titullin Master i Shkencave në Hartografi dhe Gjeoinformacion.


Arlinda Cakaj ka përfunduar studimet e nivelit baçelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë – “Inxhinieri e Ambientit”, në vitin 2018. Në po të njëjtin vit ajo vazhdoi studimet master në "Poznan University of Life Sciences"- "Inxhinieri dhe Mbrojtje e Ambientit", gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë në konferenca ndërkombëtare. Gjatë studimeve master u zgjodh nga programi Erasmus+: “Erasmus Internship”, për të realizuar praktikën në Slloveni.

Pas suksesit të treguar në studimet master, Universiteti i dha mundesinë për të punuar si asistente në “Fakultetin e Inxhinierisë së Ambientit dhe Makinerisë” dhe për të vazhduar doktoraturën.

Njëkohësisht, Arlinda, është përzgjedhur si drejtuese edepartamentit të Inxhinierisë së Ambientit në EOI (Earth Observation Institute). Hulumtimet e saj fokusohen në biomonitorimin, elementet gjurmë, mikroplastikën, ndryshimet klmiatike etj.


Vlerë Krasniqi është alumnus i Fakultetit të Ndërtimtarisë, programi i studimeve Inxhinieri e Ambientit, ku mori titullin Baçelor në vitin 2018 pas mbrojtjes së temës së diplomës "Sistemet me këneta të konstruktuara".

Pas diplomimit në Universitetin e Prishtinës, Vlera u përzgjodh nga programi Erasmus Mundus, për studime dy vjeqare të Masterit me bursë të plotë.

Programi ndërkombëtar Master në Inxhinieri dhe Teknologji Ambienti ishte një bashkëpunim midis Universitetit të Gentit (Gent, Belgjikë), Universitetit për Kimi dhe Teknologji (Pragë, Republika Çeke), dhe institutit IHE Delft for Water Education (Delft, Holandë).

Vlera realizoi temën e diplomës me titull "Trajtimi i ujërave të zeza për largimin e antibiotikëve" si hulumtim shkencor në Holandë.

Në shtator të vitit 2021, Vlera diplomoi dhe mori titullin Master i Shkencave.