ISMGJ
ISMGJ – Instituti i Strukturave, Materialeve dhe Gjeomekanikës
Misioni i Institutit të Strukturave, Materialeve dhe Gjeomekanikës (ISMGJ) në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës, është të zhvillojë dhe avancojë kërkimin shkencor dhe profesional në fushat e strukturave, materialeve ndërtimore dhe gjeomekanikës, si fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin akademik, ekonomik dhe shoqëror.
Instituti synon të kontribuojë në krijimin dhe transferimin e njohurive, në përmirësimin e praktikave inxhinierike dhe në adresimin e sfidave bashkëkohore përmes nxitjes së projekteve kërkimore ndërdisiplinore dhe bashkëpunimit me institucione akademike, industri dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Në përputhje me rregulloret në fuqi, ISMGJ shfrytëzon kapacitetet akademike, shkencore dhe laboratorike të Fakultetit dhe Universitetit të Prishtinës, duke ofruar gjithashtu shërbime profesionale, konsulente dhe kërkimore për sektorin publik dhe privat, me synim rritjen e ndikimit të tij në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të sektorit të ndërtimit.
Vizioni i ISMGJ është jetë një qendër e avancuar kërkimore dhe profesionale në rajon, e njohur për ekselencë shkencore, inovacion në inxhinieri dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit dhe infrastrukturës.
ISMGJ synon të realizojë këto objektiva:
- Zhvillimin e kërkimeve shkencore cilësore në fushat e strukturave, materialeve dhe gjeomekanikës;
- Përfshirjen aktive në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare (Horizon Europe, Erasmus+, etj.);
- Forcimin e bashkëpunimit me industrinë dhe institucionet publike;
- Ofrimin e shërbimeve profesionale dhe konsulente për sektorin e ndërtimit;
- Avancimin e kapaciteteve laboratorike dhe përdorimin efektiv të infrastrukturës ekzistuese;
- Mbështetjen e stafit akademik dhe studentëve në kërkime dhe zhvillim profesional;
- Promovimin e inovacionit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme në ndërtim dhe infrastrukturë.
ISMGJ është një njësi kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që synon zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe profesionale në fushat e strukturave, materialeve dhe gjeomekanikës, duke kontribuar në inovacion, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit.
Qëllimi kryesor i ISMGJ-së është zhvillimi i kërkimeve shkencore dhe profesionale në fusha me rëndësi strategjike për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës e shoqërisë, si dhe nxitja e projekteve ndërdisiplinore dhe jo vetëm. ISMGJ ka të drejtë të shfrytëzojë infrastrukturën akademike, shkencore dhe laboratorike të Fakultetit dhe të UP-së, në përputhje me rregulloret në fuqi, dhe mund të ofrojë shërbime konsulente dhe komerciale për sektorin publik dhe privat.
Vendimi për Themelimin e ISMGJ
Publikuar me: 15/06/2026
Shkarko
Rregullore për parimet e punës dhe funksionimin e ISMGJ
Publikuar me: 22/04/2026
Shkarko
Raporti i punës së IFIN - 2025
Publikuar me: 06/03/2026
Shkarko
Raporti i punës së IFIN - 2024
Publikuar me: 01/04/2025
Shkarko