Lajmërohen studentët e FIN-së se Studentët-Tutorë do të fillojnë me konsultime para afatit të Absolventëve Mars 2026. Konsulimet do të mbahen nga Studentët-Tutorë për lëndët e ndryshme të programeve studimore të FIN-së, sipas një orari të bashkangjitur në linkun e mëposhtëm. Inkurajojmë studentët tanë që të bashkëpunojnë me Studentët-Tutorë dhe që sipas nevojës të ndjekin konsultimet që mbahen nga ata, duke kontribuar kështu në mbarëvajtjen dhe suksesin sa më të mirë të studentëve tanë në afatin e Absolventëve Mars 2026.

Orari i Tutorëve-Afati i Absolventëve Mars 2026