Në kuadër të lëndëve Materialet Ndërtimore I dhe Materialet Ndërtimore II, studentët e vitit të dytë të programit të Inxhinierisë së Ndërtimit zhvilluan një vizitë studimore në fabrikën “Apollonia SHA”, e specializuar në prodhimin e materialeve ndërtimore nga argjila.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të ndjekin nga afër procesin e prodhimit në faza të ndryshme, duke filluar nga përgatitja e lëndës së parë e deri te produkti final. Vizita u fokusua në njohjen me:
-
proceset e përpunimit dhe formësimit të argjilës,
-
marrjen e mostrave dhe kontrollin e cilësisë,
-
procesin e tharjes dhe pjekjes,
-
si dhe testimin dhe kategorizimin e produkteve përfundimtare.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përgatitjes praktike të studentëve për njohjen e teknologjive të materialeve ndërtimore dhe standardeve të cilësisë që aplikohen në industrinë vendore.
Vizita u udhëhoq nga profesori Naser Kabashi dhe asistenti Enes Krasniqi.

