Sot, në mjediset e Fakultetit të Inxhiniersië së Ndërtimit këtu në UP, filloi maratonën tre-ditore “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024).

25 Prill 2024
SHARE

Sot, në mjediset e Fakultetit të Inxhiniersië së Ndërtimit këtu në UP, filloi maratonën tre-ditore “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024). Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Qerim Qerimi, bashkë me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Andrea Maliqari, dhe Dekanët e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë, Prof. Florim Grajçevci dhe Tiranë, Prof. Neritan Shkodrani, nën një tempull të dijes ngritën në piedestal arritjet e studentëve të fushave të inxhinierisë së ndërtimit, duke i kurorëzuar në këtë Konferencë Ndërkombëtare.

Në panele të rezervuara iu kushtua rëndësi edhe folësve të ftuar nga anë e mbanë bota. Profesorë e inxhinierë të shquar nga Prishtina, Tirana, Stambolli, Praga, Vjena e Shkupi, shpalosën para më shumë se 300 pjesëmarrësve, hulumtime shkencore e tema inxhinierike të prekura për herë të parë në rajon.

Ky event i shënuar është arritje e madhe për të gjitha institucionet e Universitetit të Prishtinës, marrë parasysh gamën e madhe shkencore që po e shpalosë.

Nën organizimin e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, sot filloi kjo konferencë me përmasa tejet të kënaqshme duke ngritur nivelin akademik të studentëve në Universitetin tonë dhe më gjerë.

Maratona e kësaj ngjarje të shënuar vazhdon edhe për dy ditë të tjera radhazi, për të shpërfaqur edhe punën e shkencore të studentëve pjesëmarrës.