Alumni FIN

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, është përkushtuar te studenti, për ta përgatitur individualisht me njohuritë shkencore dhe profesionale bashkëkohore për tregun e punës dhe karrierën e tij.

Në dekadat e punës Institucionale, nga fillimi i viteve të 1960 deri sot janë të diplomuar shumë inxhinier, të cilët ushtrojnë punën e tyre në, ekspert të fushave të ndërtimit, strukturave, hidroteknikës, gjeodezisë, infrastrukturës rrugore, inxhinierisë së mjedisit, arsim etj. Profesionin dhe aftësitë që e ushtroni në jetën tuaj do të jetë shërbyes dhe udhërrëfyes për zhvillimin e Institucionit tonë si dhe programeve të studimeve që i zhvillojmë.

Ju jeni pjesë e jona dhe ne mburremi me ju. Qëllimi kryesor i krijimit të Alumni FIN është marrja e informatave nga të diplomuarit e Fakultetit tonë pa dallim moshe, gjinie, race. Informatat e dërguara te ne përmes këtij pyetësori do të jenë pjesë e avancimit të programeve të studimeve, bashkëpunimeve tona të mundshme si dhe një evidencë pune për kërkesat e mundshme që mund të dalin për fakultetin tonë. Shënimet e juaja të dërguara do të jenë pjesë e Institucionit tonë.